×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Murati fol sërish për tatimin në pronë, thotë propozimi i LDK-së i mbronë biznesmenët

    Insajderi
    28 January 2023 - 18:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministri i Financave, Hekuran Murati, thotë se opozita po e kundërshton propozimin e tij që secilit tatimpagues t’i falen deri në 100 euro të faturës së tatimit në pronë.

    Murati përmes një shkrimi në Facebook ka listuar disa nga arsyet pse duhet të votohet propozimi i tij.

    Ai madje ka thënë se LDK po e kundërshton këtë propozim, e po kërkon të kthehet vlerësimi i vjetër, pasi sipas tij, LDK’ja po i mbron biznismenët.

    “A e dini pse? Sepse janë me qindra biznesmenë, ndërtimtarë e tregtarë, ku me vlerësimin që po kërkon opozita, secili do të paguante mijëra euro më pak. Sidomos bizneset ndërtimore, të cilat kanë në pronësi me qindra banesa që i mbajnë pa shitur, në mënyrë që artificialisht të mbajnë çmimet e larta për banesa”, shkruan mestjerash Murati.

    Më poshtë mund të lexoni statusin e plotë të Muratit:

    Është shumë e thjeshtë, me propozimin tim, që secilit tatimpagues t’i falen deri në 100 euro të faturës së tatimit në pronë:

    ✅ 85% e tatimpaguesve nuk do të paguanin ASGJË për vitin 2023 (ata që tashmë kanë paguar, u llogaritet si parapagim për vitin vijues)

    ✅ 10% të tjerë do të paguanin më pak se 100 euro për vitin 2023

    ⚡️Pra vetëm Top 5% e tatimpaguesve (që përfshin edhe bizneset) do tu binte të paguanin më tepër se 100 euro për tërë vitin 2023.

    Mirëpo opozita e kundërshton këtë propozim që do të lironte 95% të tatimpaguesve, dhe kërkon që të kthehet vlerësimi i vjetër.

    A e dini pse?

    Sepse janë me qindra biznesmenë, ndërtimtarë e tregtarë, ku me vlerësimin që po kërkon opozita, secili do të paguante mijëra euro më pak. Sidomos bizneset ndërtimore, të cilat kanë në pronësi me qindra banesa që i mbajnë pa shitur, në mënyrë që artificialisht të mbajnë çmimet e larta për banesa.

    Pra, me propozimin e opozitës/LDK-së:

    ❌ 95% e tatimpaguesve nuk do të përfitonin nga falja e tatimit në pronë

    ❌ Nëse e marrim vetëm një rast të një biznesmeni ndërtimtar, me vlerësimin e vjetër do të paguante 27 mijë euro më pak tatim sesa me vlerësimin e ri – raste të tilla ka shumë

    ❌ Një tjetër pronar marketesh, me vlerësimin e vjetër që po e kërkon LDK, do t’i binte të paguajë rreth 70 mijë euro më pak

    Pra, qytetarë të dashur, kushdo që me të vërtetë ka hallin e qytetarëve, e mbështetë propozimin që secilit t’i falen deri në 100 euro nga fatura e tatimit në pronë.

    E ata që kanë hallin e biznesmenëve e ndërtimtarëve, e mbështesin propozimin e opozitës që të MOS u lehtësohet barra 95%-shit, por të mbrohen ndërtimtarët e tregtarët.

    —-

    Ndërsa sa i përket ligjit të ri, këtë e thash edhe dje, në konferencë dhe para komisionit parlamentar, që si Qeveri shumë shpejt do ta dërgojmë ligjin në Kuvend.

    Në ligjin e ri do të përfshijmë edhe dispozitën e faljes së faturës së tatimit deri në 100 euro për vitin 2023, si dhe do të rrisim fleksibilitetin e komunave dhe do të bëjmë tatimin progresiv për vitin 2024 e tutje, ashtu që, ata që kanë më pak të paguajnë më pak, ndërsa ata që kanë më shumë, të paguajnë më shumë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark