×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Murati i kapet Abdixhikut: LDK’ja njohuri në ekonomi vetëm sa për ta kthyer kusurin

    Insajderi
    24 March 2024 - 10:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se LDK’ja në ekonomi ka njohuri vetëm për të llogaritur se sa duhet kthyer kusuri.

    Ai këtë deklaratë e ka bërë në ‘Facebook’, duke iu kundërvënë kryetarit të këtij subjekti politik, Lumir Abdixhiku, si dhe deputetit nga radhët e kësaj partie, Avdullah Hoti. Që të dy thanë se çdo ditë Trusti po pëson humbje nga gjysmë milioni euro, shkruan Gazeta Insajderi.

    Murati në anën tjetër këto deklarata i ka quajtur si “fushatë dezinformuese” dhe ka thënë se ka “përformancë investimesh” në Trust.

    “Facebook ma kujtoi që në këtë kohë para një viti, Lumir Abdixhiku e Avdullah Hoti patën filluar një fushatë dezinformimi, siç rëndom bëjnë për pothuajse të gjitha temat, në lidhje me kursimet e Trustit dhe performancën e investimeve”, deklaron Murati.

    “Sipas logjikës së Abdixhikut e Hotit, Trusti do duhej t’i kishte humbur nja 180 milionë euro deri më sot, për një vit”.

    “Por ja që koha, bashkë me performancën e investimeve në Trust, e tregon edhe njëherë se njohuritë e ekonomistëve të LDK-së janë të mjaftueshme vetëm sa për të llogaritur se sa duhet kthyer kusuri, por jo për gjëra më të thella”, përfundon postimi i tij. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark