Murati i lë pa paga një pjesë të punonjësve të komunës që udhëhiqet nga LDK’ja, thotë se s’po e siguron buxhetin e nevojshëm – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Murati i lë pa paga një pjesë të punonjësve të komunës që udhëhiqet nga LDK’ja, thotë se s’po e siguron buxhetin e nevojshëm

    Insajderi
    01 October 2024 - 17:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministria e Financave, pas vonesave në ekzekutimin e pagave, ka njoftuar se një pjese të punonjësve të Komunës së Vitisë ende s’ua ka dhënë rrogën mujore.

    Në komunikatën e ministrisë që udhëhiqet nga Hekuran Murati kanë thënë se kjo komunë s’e ka siguruar buxhetin e nevojshëm. Kujtojmë se kjo komunë udhëhiqet nga Sokol Haliti i LDK’së., shkruan Insajderi.

    Përkundër që buxheti për paga ndahet asisoj që të mbulojë shpenzimin për tërë vitin, si pasojë e rasteve përmbarimore, disa komuna kanë filluar të kenë mungesë buxheti në kategorinë e pagave qysh tani.  Thesari i Kosovës ka njoftuar me kohë komunat të cilat janë ballafaquar me këtë problem që të bëjnë korrigjimet dhe përshtatjet e nevojshme për të siguruar buxhet të mjaftueshëm për ekzekutimin e pagave të muajit shtator, dhe të gjitha komunat e kanë bërë përpos njërës”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

    Komuna e vetme që nuk e ka bërë këtë rregullim është Vitia, e cila ka lënë programet e arsimit fillor dhe të mesëm pa buxhet të mjaftueshëm për ekzekutim të pagave të shtatorit.

    Me qëllim që të mundësohet ekzekutimi i pagave për të gjithë punonjësit e komunës, Thesari i ka dërguar në vazhdimësi njoftime Komunës së Vitisë, përfshirë edhe ditën e djeshme, të cilëve u është dhënë mundësia gjatë gjithë ditës duke i pritur që t’i bëjnë rregullimet e nevojshme për të siguruar buxhet të mjaftueshëm për ekzekutim të plotë të pagave

    Megjithatë, zyrtarët e Komunës së Vitisë nuk kanë reflektuar, gjë që nënkupton se kur është bërë ekzekutimi i pagave sot, sistemi me automatizëm i ka refuzuar ekzekutimet për programet që nuk kanë buxhet të mjaftueshëm”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

    Ministria e Financave shton se pret që komuna e Vitisë të bëjë përshtatjen e nevojshme në mënyrë që të ekzekutohen pagat për këto dy programe. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark