Murati ka një njoftim për të moshuarit mbi 80 vjeç që s’mund të lajmërohen në zyret e pensionioneve – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Murati ka një njoftim për të moshuarit mbi 80 vjeç që s’mund të lajmërohen në zyret e pensionioneve

    Insajderi
    13 August 2023 - 15:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Financave, Hekuran Murati ka njoftuar se po vizitohen pensionistët mbi 80 vjeç që s’mund të paraqiten në zyret e shtetit për të dëshmuar se janë gjallë, në mënyrë që të vazhdojnë ta marrin pensionin.

    Murati shkroi në Facebook se ky program prej korrikut është shtrirë në të gjithë vendin.

    “Po vazhdojnë vizitat në shtëpi për pensionistët që janë mbi 80 vjeç apo që për shkaqe shëndetësore nuk mund të paraqiten fizikisht në zyret e pensioneve”, shkroi ministri.

    “Pas pilotimit me sukses të këtij programi, që nga muaji korrik e kemi shtrirë në të gjitha komuant, dhe tani ekipet mobile vizitojnë të gjithë ata që për shkak të moshës së shtyrë apo shëndetit e kanë të vështirë paraqitjen fizike në zyrat përkatëse”, shtoi Murati.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark