Murati: Në muajin korrik norma e inflacionit ka rënë në 2.4%, në krahasim me vendet e rajonit Kosova qëndron më së miri – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Murati: Në muajin korrik norma e inflacionit ka rënë në 2.4%, në krahasim me vendet e rajonit Kosova qëndron më së miri

    Insajderi
    12 August 2023 - 15:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë se sipas shifrave të publikuara nga ASK këtë javë, në muajin korrik norma e inflacionit në Kosovë ka rënë në 2.4 për qind.

    “Edhe në muajin korrik norma e inflacionit ka vazhduar ngadalësimin duke rënë në 2.4%, sipas shifrave të publikuara nga ASK këtë javë”, ka shkruar Murati.

    Murati ka thënë se në krahasim me vendet e rajonit, Kosova qëndron më së miri.

    “Përkundër sfidave të vazhdueshme, në krahasim me vendet e rajonit Kosova qëndron më së miri”, ka thënë tutje Murati.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark