Insajderi
Lajme

Murati: Opozita s’e votoi trajtimin e rishikimit të buxhetit, do të mundësohej Pako 200 milionëshe

Insajderi
25 April 2026 - 14:01
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Murati: Opozita s’e votoi trajtimin e rishikimit të buxhetit, do të mundësohej Pako 200 milionëshe
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, tha se sot nuk kanë mundur që të shtyjnë me procedurë të përshpejtuar rishikimin e buxhetit.

Murati ka shkruar se ky rishikim do të mundësonte financimin e Pakos për Përballje me Inflacionin në vlerë prej 200 milionë eurove.

“Sot opozita votoi kundër trajtimit në seancë plenare të rishikimit të buxhetit.Ky rishikim do të mundësonte financimin e Pakos për Përballje me Inflacionin 2.0, në vlerë prej 200 milionë eurove. Kjo pako mbështetëse do të ishte një ndihmë e shumëpritur për të lehtësuar barrën e familjeve, por ja që partitë opozitare mendojnë ndryshe fatkeqësisht”, tha ai.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark