Murati pret në takim Cumming e Britanisë së Madhe, diskutojnë për thellim të bashkëpunimit – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Murati pret në takim Cumming e Britanisë së Madhe, diskutojnë për thellim të bashkëpunimit

    Insajderi
    01 March 2024 - 12:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka pritur në takim zëvendës shefin për Ekonomi në Zyrën për Zhvillim dhe Punë të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Fergus Cumming.

    Përmes një komunikate për media, bëhet e ditur se fokus i takimi ishte thellimi i ndërveprimit ekonomik mes të dyja vendeve.

    Njëherit, Murati ka njoftuar Cumming për disa nga prioritete e Qeverisë, përfshirë rritjen e punësimit dhe krijimit të kushteve për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik.

    “Gjatë takimit, Ministri Murati e njoftoi z. Cumming për disa nga prioritetet e qeverisë, siç janë rritja e punësimit dhe krijimi i kushteve për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik. Rritja ekonomike si dhe thjeshtimi i procedurave tatimore në vitet e fundit u konsideruan si tregues për përshtatshmërinë e Kosovës në tërheqjen e investimeve të huaja direkte. Fokus i takimit ishte gjithashtu thellimi i ndërveprimit ekonomik mes dy vendeve ku u përmendën disa sektorë potencialë për investime përfshirë: minierat, kapacitetet e reja energjetike, teknologjinë e informacionit si dhe industrinë e përpunimit të drurit”, thuhet në komunikatë.

    Më tej, Cumming ka vlerësuar potencialin e Kosovës për bashkëpunim të ndërsjellë, duke theksuar nevojën për rritje të tregtisë dypalëshe. Ndër të tjera, Cumming premtoi vazhdim të mbështetjes së Republikës së Kosovës drejt një zhvillimi gjithpërfshirës ekonomik.

    Të dyja palët u dakorduan për thellimin e bashkëpunimit në fusha të cilat janë në interes të qytetarëve të Kosovës, dhe për rritje të vëllimit tregtar në mes të dyja vendeve.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    16 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark