×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Murati thotë se Qeveria Kurti ia shtoi Kosovës gati një miliard euro në vit

    Insajderi
    17 March 2024 - 15:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se ekonomia në Kosovë është rritur edhe në tremujorin e katërt të vitit që shkoi.

    Murati këtë e ka thënë me anë të një postimi në ‘Facebook’. Në po atë postim iu është referuar të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, duke thënë se rritja e ekonomisë në tremujorëshin e fundit të 2023-ës ishte 3.96 për qind, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Ekonomia e vendit ka vazhduar rritjen edhe në tremujorin e katërt gjatë vitit të kaluar, duke dëshmuar qëndrueshmëri të bizneseve tona përballë sfidave të njëpasnjëshme”, ka deklaruar ai.

    “Sipas ASK-së, për TM4 2023 rritja reale e ekonomisë ishte 3.96%, gjë që ishte në linjë edhe me pritjet tona”.

    “Përderisa me qeveritë e kaluara për 3 vite ekonomisë i shtoheshin vetëm 1 miliardë euro, me Qeverinë Kurti për periudhën e njëjtë ekonomisë i janë shtuar 2.9 miliardë euro, apo mesatarisht gati 1 miliardë në vit”. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark