×
  • Sport
  • Sport

    Muriqi do të bëhet pjesë e Kosovës

    Insajderi
    21 March 2016 - 21:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zëvendëstrajneri i përfaqësueses së Kosovës, Muharrem Sahiti ka deklaruar se stafi i tij po sheh mundësinë që të thërrasë sulmuesin kosovar, Vedat Muriqi.

    Sulmuesi nga Prizreni po bën një paraqitje të shkëlqyer me Giresunsporin në Turqi dhe është nën vëzhgim nga disa klube të këtij vendi, përfshirë edhe Galatasaray-n dhe Fenerbahce-n.

    Në një deklaratë të bërë në emisionin ‘Koha Shtesë’, në “Supersport Kosova”, Sahiti ka thënë se përfaqësuesja e Kosovës ka planifikuar ta ftojë për herë të parë Muriqin, por pas konfirmimit të miqësores së ardhshme.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark