Insajderi
Sport

Muriqi nominohet për të hyrë në formacionin e sezonit në La Liga

Insajderi
28 April 2026 - 19:00
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Muriqi nominohet për të hyrë në formacionin e sezonit në La Liga
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi po kalon në një sezon të jashtëzakonshëm në La Liga sivjet me Mallorcën.

Pirati dardan ka shënuar deri më tani 21 gola në La Liga, derisa kanë mbetur edhe pesë ndeshje deri në fund të kampionatit.

Pas këtij suksesi individual, Muriqi tashmë është nominuar për formacionin më të mirë të sezonit në La Liga.

Kështu ka njoftuar klubi i tij Mallorca, përmes një postimi në platformën “X”.

“Muriqi, i nominuar për ekipit më të mirë të sezonit EA SPORTS”, shkruan Mallorca.

Në të njëjtin postim, Mallorca ndanë edhe linkun, ku mund të votohet për sulmuesin e kombëtares së Kosovës.

Pavarësisht se Muriqi po kalon në formë të mirë, Mallorca po lufton për mbijetesë, duke grumbulluar vetëm 35 pikë nga 33 ndeshje, e duke zënë vendin e 17-të në tabelë, me një pikë më shumë se Sevilla në vendin e 18-të, që të dërgon në La Liga 2.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark