Insajderi
Insporti

Muriqi reagon pas njohjes së pasaportave: Si mund të mos të dua, Spanjë?

Insajderi
06 January 2024 - 22:11
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Muriqi reagon pas njohjes së pasaportave: Si mund të mos të dua, Spanjë?
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Futbollisti kosovar, Vedat Muriqi ka reaguar pasi Spanja ka njohur pasaportat e Kosovës.

“Si mund të mos të dua, Spanjë?”, ka shkruar Muriqi në platformën X.

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla dhe zëvendëskryeministri Besnik Bislimi kanë thënë se qytetarët e Kosovës tani mund të udhëtojnë lirshëm në Spanjë.

Vendimi për njohjen e pasaportave kosovare është marrë nga 1 janari.

Në dokumentin e Bashkimit Evropian ku bëhet i ditur ky vendim, thuhet se kjo nuk nënkupton njohje të shtetësisë së Kosovës.

“Spanja njohu nga 1 janari 2014 pasaportat që lëshohen nga Republika e Kosovës. Ky ndryshim nuk përbën në asnjë mënyrë njohje zyrtare të Kosovës”, thuhet në dokument.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark