×
  • Sport
  • Sport

    Muriqi shënon dy gola në Turqi

    Insajderi
    19 March 2016 - 15:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-futbollisti i Lirisë së Prizrenit dhe Kombëtares U21 shqiptare, Vedat Muriqi, ka realizuar sot dy gola për skuadrën e tij të Giresunspor në barazimin ndaj Kaiseri Erceijspor, ndeshje që ka përfunduar 3 – 3.

    Muriqi ka gjetur rrugën e rrjetës shumë shpejt, që në minutën e 6-­të duke i dhënë avantazhin skuadrës së tij që shënon edhe golin e dytë në minutën e 18­-të.

    Muriqi shënon golin e dytë personal dhe të tretin për skuadrën në minutën e 40-­të duke e mbyllur pjesën e parë me rezultatin 3-0, por pjesa e dytë flet e gjitha për miqtë që barazojnë gjithçka.

    Ky ishte goli i 16­-të për Muriqin në ligën kampionat. Skuadra ku aktivizohet futbollisti shqiptar ka 37 pikë në tabelën e klasifikimit duke u renditur në vendin e 7­-të.

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark