Murtezaj: Kosovës duhet t’i hiqen vizat, me apo pa demarkacion – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Murtezaj: Kosovës duhet t’i hiqen vizat, me apo pa demarkacion

    Insajderi
    05 April 2017 - 08:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Valon Murtezaj, ka vlerësuar se Kosova ka bërë progres në rrugën drejt integrimit evropian por, sipas tij, ky proces është i gjatë dhe i komplikuar.

    Në një intervistë për gazetën “Epoka e re”, Murtezaj ka kërkuar nga Bashkimi Evropian ta trajtojë në mënyrë të barabartë Kosovën, sidomos në aspektin e vizave.

    Ai ka thënë se qytetarëve të Kosovës duhet t’u hiqen vizat pa marrë parasysh a votohet apo jo demarkacioni.

    Sipas Murtezajt, kjo është detyrë e BE-së që duhet ta bëjë. Kurse sa i përket procesit të njohjeve, ai ka thënë se janë duke lobuar te pesëshja evropiane, në vendet afrikane dhe në vendet e Amerikës Latine.

    Murtezaj ka thënë se në këtë drejtim mund të priten lëvizje pozitive. Sa i përket anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare, ai ka thënë se prioritet mbeten Interpoli, UNESCO dhe Këshilli i Evropës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark