Murtezaj: Në 2017, interesat nacionale t’i vendosim mbi ato personale – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Murtezaj: Në 2017, interesat nacionale t’i vendosim mbi ato personale

    Insajderi
    02 January 2017 - 09:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Valon Murtezaj ka thënë se shtetësia e Kosovës ka shënuar progresin e vet, që sipas tij, është vështirë të jepet një vlerësim i saktë.

    Më tutje Murtezaj, tha se në vitin 2017, në vend të preferencave duhet vendosur për prioritetet e domosdoshme, ndërsa në vend të interesave personale duhet zgjedhur të adresohen interesat nacionale.

    Postimin i plotë i Murtezajt në Facebook:

    “Shtetësia e re e Kosovës ka shënuar progresin e vet.

    Në mes të këtij suksesi, shtetësia e porsalindur, megjithatë ka sfidat e veta. Në këtë situatë, është e pamundur për të marrë vlerësimin përfundimtar të saktë të vlerës së ndërtuar tanimë. Më reale është, fakti që në mënyrë të vazhdueshme jemi nën përshtypjen (legjitime) që duhet avancuar më shumë, që duhet ecur më shpejt.

    Që kjo të ndodh, janë të kërkuara kristalizime të mëtejme, urgjente, mbi atë se cilën punë duhet kryer më përpara se tjetrën. Urgjentisht, janë të nevojshme vendim-marrje dhe strategji komunikimi që japin rezultatet jetike për Kosovën.

    Një numër i madh i konflikteve brenda politikës, por edhe shoqërisë dhe kulturës tonë, kanë ardhur në pah, për shkak të pritjeve divergjente nga të gjitha palët e mundshme. Në radhë të parë, dhe lidhur me, pritjet se çka do të bëhet me ne, si në të ardhmen e afërt, poashtu në afatgjatë. Kjo mund të quhej normale. Por, normaliteti prishet, kur konflikti shpërndahet në çdo ‘qelizë’, dhe kur kapaciteti për të zgjidhur këto konflikte bëhet i pamjaftueshëm.

    Këtu nuk është fjala vetëm për kapacitetet individuale, apo të lidershipit, por kapaciteti si tërësi kontingjente, apo ‘potenciali në atmosferë’ i nevojshëm, ku secila dhe secili nga ne, do mund ta përdornim për të krijuar vlerë që zgjat, në vend të konfliktit që zgjat. Në vitin 2017, në vend të preferencave duhet vendosur për prioritetet e domosdoshme. Në vend të interesave personale duhet zgjedhur të adresohen interesat nacionale. Ndryshe, nuk do mund të quhej vit i ri. Por, megjithatë, më mban fort besimi i bazuar që viti 2017, do jetë vit i mirë për Kosovën. Gëzuar”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark