Mushkolaj-Hasanit: Ke qenë kryetar komisioni kur doktoroi rektorja, pse e lejove? – Insajderi
×
Insajderi

Mushkolaj-Hasanit: Ke qenë kryetar komisioni kur doktoroi rektorja, pse e lejove?

Insajderi
25 October 2022 - 16:34
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Analisti Imer Mushkolaj ka reaguar ndaj Enver Hasanit, i cili tha se doktoratura e U.D të rektores së UP-së nuk është “as punim seminarik”. Hasani e quajti fat të keq prezencën e tij në komision vlerësues.

Kurse Mushkolaj, përmes një postimi në Facebook, ka pyetur pse Hasani në atë kohë teksa ka qenë kryetar i komisionit kur ajo ka doktoruar e ka lejuar Plakollin të doktorojë nëse doktorata e saj ka qenë e tillë.

Postimi i plotë i Mushkolajt:

Enver Hasani po thotë që doktoratura e U.D. të rektores së UP’së është “zhgl dhe plagjiat”, ndërkohë që vetë paska qenë kryetar i komisionit kur ajo ka doktoruar. Nëse është kështu, pse e lejove me doktoru, Enver?

Deklarata e Enver Hasanit

“Për fat të keq, kam qenë kryetar i komisionit të saj për doktoratë para një viti e gjysmë. Mas tri katër herë, se u lodha, se problem është 3-4 me kontrollu një doktoratë dhe mos me t’i marrë parasysh. Një herë e dy me kolegë, dikur u dorëzova dhe me kërkesën dhe lutjen e dekanit ne e lëshuam me kërkesën që në dosje me pasë një temë tjetër sipas vërejtjeve… Bile unë i thashë ky as punim seminarik nuk është, jo për doktoraturë… Tmerr. Unë jam në universitet prej 87-s, kam pasë rast me ndihmu dhe monitoru në çdo nivel. Pas kërkesës së dekanit, kam besu që do të bëhet një frymë më ndryshe, po kjo ndërhyrje ishte shqetësimi im i parë. E dyta para 3-4 muajsh thanë është duke u bërë një reformë. Disa kolegë më thirrin, më thojnë po don me ma hjek lëndën dhe unë i thashë që kjo është logjikë e rrugës. Kjo më çoi mu me këqyrë profilin psikologjik… E këqyra doktoratën e tij për përgjegjësinë penale. Përmbi 50 për qind është plagjiat brutal, e disa autorëve shqiptarë”, tha Hasani në Pressing të T7.

Postimi i tij i plotë:


OP-ED
Nga Rubrika
Insajderi
01 September 2023
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark