Karaoket u përhapën shumë në vitet ’90 dhe vazhdojnë të jenë mjaft popullore dhe në ditët e sotme. Kjo tendencë nuk ka kaluar pa u vënë re dhe nga teknologjia.
Kështu, aplikacioni që të jep mundësi të zgjedhësh një këngë, të këndosh bashkë me të, apo thjesht të bësh sikur këndon, teksa xhiron një video dhe e poston me stile të ndryshme, që nga përshpejtuesi tek ngadalësuesi, është mania e re.
Njësoj si në Facebook dhe këtu funksionon me pëlqime. Aplikacioni Musical.ly është një rrjet social me video dhe nëse je i aftë, trajnohesh me 15 sekonda mimikë, e vendos në aplikacion, e kështu bëhesh i famshëm.
Lisa e Lena janë këngëtaret më të famshme në këtë aplikacion me 999.522 pëlqime. Ka efekte argëtuese, provon këngën dhe xhiron.