Insajderi
Botë

Musk largohet, pranon një dhuratë nga Trump për shërbimin e tij

Insajderi
30 May 2025 - 21:25
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Musk largohet, pranon një dhuratë nga Trump për shërbimin e tij
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Gjatë fjalës së tij të lamtumirës, ​​presidenti amerikan i dhuroi Musk një çelës të artë për ta falënderuar për punën e tij.

Bëhet e ditur se dyshja mbajtën një konferencë të përbashkët për shtyp në Shtëpinë e Bardhë, shkruan skynews.

Kjo për të njoftuar zyrtarisht fundin e mandatit të Musk në qeveri.

“Elon nuk po largohet me të vërtetë. Ai do të jetë këtu. Shërbimi i tij ndaj Amerikës është i pashembullt në historinë moderne”, tha Trump në fillim.

Edhe Musk konfirmoi se do të vazhdojë të ketë ndikim në Shtëpinë e Bardhë.

“Ky nuk ishte fundi i DOGE, ky ishte në fakt fillimi”, tha miliarderi.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark