Insajderi
Lajme

Musliu e PDK-së: Përmirësimi i Ligjit për Specialen s’është tërheqje, por përgjegjësi

Insajderi
22 October 2026 - 21:17
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Musliu e PDK-së: Përmirësimi i Ligjit për Specialen s’është tërheqje, por përgjegjësi
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka reaguar lidhur me rikthimin e Ligjit për Specialen në Kuvend, duke theksuar se mbrojtja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk duhet të shihet si çështje partiake, por si përgjegjësi kombëtare dhe shtetërore.

Ajo ka deklaruar se partia e saj është e bindur që, me këtë veprim, ka ndërmarrë hapin e duhur në mbrojtje të asaj që e konsideron interes kombëtar.

“Pas kritikave të shprehura nga ekspertë të ndryshëm dhe propozimit të organizatorit të protestave që Presidentja ta kthejë ligjin në Kuvend për rishqyrtim, PDK-ja e bindur që ka bëre më të mirën e mundshme ka ndërmarrë sot këtë hap zyrtarisht, me përgjegjësi dhe vendosmëri. Ne dëgjojmë argumentet, i marrim parasysh vërejtjet dhe jemi të gatshëm ta përmirësojmë ligjin, pa hequr dorë nga qëllimi ynë: forcimi i sigurisë juridike dhe garantimi i të drejtave kushtetuese të çlirimtarëve tanë.”, ka thënë ajo.

Sipas saj, përmirësimi i ligjit nuk është tërheqje, por përgjegjësi.

“Angazhimi ynë vazhdon deri në hyrjen e tij në fuqi. Paralelisht, do të vazhdojmë angazhimin për mbështetjen profesionale dhe financiare të mbrojtjes së çlirimtarëve tanë në Hagë. UÇK-ja është historia jonë e lirisë, ndërsa mbrojtja e vlerave të luftës çlirimtare është zotim që nuk negociohet. Nuk do t’i lëmë vetëm. As sot, as nesër!”, ka shkruar ajo në rrjetin social Facebook.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark