Insajderi
Lajme

Musliu godet Haxhiun: Është deputete mediokre, është ulur jashtëligjshëm në karrigen e Kuvendit

Insajderi
09 September 2026 - 22:36
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Musliu godet Haxhiun: Është deputete mediokre, është ulur jashtëligjshëm në karrigen e Kuvendit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka kritikuar ashpër kryetaren e Kuvendit, Albulena Haxhiu, duke e akuzuar se ka shkelur Kushtetutën dhe se nuk mund t’u kërkojë të tjerëve respektimin e saj.

Në emisionin “Click” të RTV21, Musliu e ka cilësuar Haxhiun si “deputete mediokre”, ndërsa ka thënë se, sipas saj, ajo është ulur në karrigen e kryetares së Kuvendit në mënyrë të jashtëligjshme.

“Albulena Haxhiu është një deputete mediokre, një kryetare e Kuvendit që është ulur në karrigen e Kuvendit jashtëligjshëm. Albulena Haxhiu duhet ta respektojë Kushtetutën e pastaj të kërkojë nga të tjerët ta respektojnë”, ka deklaruar Musliu.

Ajo ka kritikuar Haxhiun edhe për mënyrën se si është menaxhuar seanca e Kuvendit, duke pretenduar se kryetarja nuk do ta lejonte një veprim të tillë nëse do të bëhej nga një deputet tjetër.

“Albulena, po të ishte e vëmendshme, nuk do të priste pauzën për ta ndalur mikrofonin e deputetit të Listës Serbe. Mua do të ma ndalte”, është shprehur Musliu.

Në vijim, Musliu ka bërë edhe një pretendim për raportet mes Listës Serbe dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

“Lista Serbe ishte në koordinim me VV-në”, ka deklaruar ajo.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark