×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Musliu ia kujton Faton Pecit një aksion të Kadri Veselit në 2016-tën: Ai nuk u frikësua

    Insajderi
    13 October 2022 - 19:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputetja nga Partia Demokratike e Kosovës, Ganimete Musliu, ka komentuar kërkesën e ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural Faton Peci për mbrojtje të afërt.

    Ajo ka shtruar pyetjen se nëse ministri Peci ka kërkuar mbrojtje të afërt, si duhet të ia bëjnë zyrtarët përkatës.

    “Nëse Ministri ka kërkuar mbrojtje te afërt qe ka publikuar dhe raportuar këto uzurpime si duhet te ja bëjnë zyrtaret përkatës?”, ka shkruar Musliu në facebook,

    E njëjta ia ka rikujtuar ministrit një aksion të Kadri Veselit në vitin 2016-të, ku i njëjti pat nisur një aksion për lirimin e pronave te uzurpuara.

    Ajo shkroi se Veseli nuk u frikësua atëkohë, madje sipas saj bizneset patën filluar të punojnë

    “Dua t’ia përkujtoj Ministrin Peci qe ne vitin 2016 Kryetari Veseli pat nisur një aksion për lirimin e pronave te uzurpuara, ishin identifikuar, publikuar dhe liruar qindra prona te uzurpuar te APK! Kryetari Veseli aspak nuk u pat frikuara atë kohe, pas atij aksioni shume biznese patën filluar te punojnë dhe zgjerojnë bizneset e tyre”, shkroi ajo në facebook.

    Postimi i plotë pa ndërhyrje:

    Ministri I Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural Faton Peci paska kërkuar mbrojtje te afërt pasi qe paska publikuar një raport te komisionit te përberë nga zyrtare te Ministrisë te cilët kishin vizituar dhe identifikuar një nga një pronat e uzurpuara te Institutit Bujqësorë te Kosovës.

    Nëse Ministri ka kërkuar mbrojtje te afërt qe ka publikuar dhe raportuar këto uzurpime si duhet te ja bëjnë zyrtaret përkatës?

    A duhet edhe ata te kërkojnë mbrojtje te afert për punën qe Ministra i ka ngarkuara ta bëjnë?

    A mund te jene edhe ata te rrezikuar siç ka pretenduar Ministri për vete

    Dua t’ia përkujtoj Ministrin Peci qe ne vitin 2016 Kryetari Veseli pat nisur një aksion për lirimin e pronave te uzurpuara, ishin identifikuar, publikuar dhe liruar qindra prona te uzurpuar te APK!

    Kryetari Veseli aspak nuk u pat frikuara atë kohe, pas atij aksioni shume biznese patën filluar te punojnë dhe zgjerojnë bizneset e tyre.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark