Insajderi
Insajderi

Musliu: Kurti e sheh edhe në ëndërr Thaçin

Insajderi
04 July 2023 - 23:07
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Musliu: Kurti e sheh edhe në ëndërr Thaçin
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu ka deklaruar se kompleks i kreut të ekzekutivit kosovar është mospozicionimi i tij në historinë e vendit sikurse ish-presidenti Thaçi.

Në RTV Dukagjini, Musliu ka deklaruar se kompleksi i Kryeministrit Kurti mbetet mosbarazimi i peshës së tij politike me atë të ish-presidentit Thaçi.

“Kurti edhe në ëndërr e sheh Hashim Thaçin. Qe dy vite Hashim Thaçi është jashtë politike duke u merr me problem të tjera, duke u sfidu për Kosovën e ky akoma merret me të. Hashim Thaçi edhe i vdekur ka më shumë peshë se Kurti. Ky vuan nga ky kompleks…momentin kur do të kthehet e përmend Thaçin, vuan të jetë ai”, ka deklaruar ajo.

“Ky e ka kompleks pse historia nuk e ka pozicionuar në vendet ku ka qenë Thaçi”.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark