Insajderi
Lajme

Musliu: Mendoj se Kurti i shantazhon deputetët

Insajderi
07 March 2023 - 22:49
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Musliu: Mendoj se Kurti i shantazhon deputetët
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka thënë se kryeministri Kurti tenton t’i shantazhojë deputetët si në Korenë e Veriut.

Në një intervistë për emisionin “Rubikon”, Musliu ka kritikuar qeverinë për mungesën e aparaturës që regjistron votat e deputetëve gjatë seancave.

“Një kryeministër që për 2 vjet në asnjë seancë nuk është marrë asnjë vendim me aparaturë të Kuvendit. Ne sot në shekullin 21 votojmë si me qenë në Kore, nuk kemi aparaturë ku regjistrohet vota, qysh ka ndodhur rëndom në të kaluarën në Kuvend. Ai sot i nxjerr ato lista, ti ke votuar kështu, ti kështu, mendon se duke ia lexuar emrat deputetëve i frikëson ata që të mos jenë të zëshëm e aktivë në kuvend, unë mendoj se ky është shantazh ndaj deputetëve”, ka thënë Musliu.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark