Insajderi
Lajme

Musliu pas mbledhjes se AKI-së: Prapa sulmit në Ibër Lepenc qëndron Milan Radoiçiq

Insajderi
18 December 2024 - 11:46
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Musliu pas mbledhjes se AKI-së: Prapa sulmit në Ibër Lepenc qëndron Milan Radoiçiq
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryetarja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë Ganimete Musliu, pas mbledhjes së Komisionit tha se prapa sulmit në kanalin e Ibër-Lepencit qëndron Millan Radoiçiq i mbështetur nga Serbia.

Ajo tha se Radoiçiq i mbështetur nga shteti serb.

“Diskutuam për të gjitha çështjet të cilat kanë të bëjnë me sigurinë e vendit. Gjendja e sigurisë në Kosovë është stabile me provokime të mundshme nga Serbia. Folëm për sulmin në kanalin e Ibër Lepencit dhe për çështje tjera. Në bazë të asaj se çfarë u tha nga drejtori i AKI-së, prapa sulmit qëndron Radoiçiq i mbështetur nga shteti serb”, tha Musliu.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark