Pasi eprorët serbë që punojnë në Policinë e Kosovës zhveshën uniformat sot në shenjë revolte për vendimin e targave, ka reaguar deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu.
Sipas Musliut, këta policë duhet të largohen përgjithmonë nga ky institucion.
Ajo ka thënë se “uniforma e policit të shtetit nuk duhet keqpërdorur as si kompromis, as si mjet presioni politik dhe as si mjet prepotence e force”.
“Siguria e Kosovës po sfidohet rend në Veri të Kosovës. Policet që zhveshen uniformat sot duhet të largohen përgjithmonë nga ky institucion. Uniforma e policit të shtetit nuk duhet keqpërdorur as si kompromis, as si mjet presioni politik dhe as si mjet prepotence e force. Policia e Kosovës duhet të lirohet nga marionetat por edhe nga kaubojët.
E zhveshën me lehtësi, kthimin duhet ta kenë të pamundur”, ka shkruar Musliu në facebook.