Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka ndarë një foto drekën e servuar gjatë ditës së sotme ne Kazermen e FSK-së në Istog.
Musliu, u shprehë se nuk ka as kuzhinier dhe i detyrojnë ushtarët e rinjë të bëjnë punën e kuzhinierit.
“Keshtu u servua dreka sot në Kazermen e FSK-së në Istog.
Nuk ka as kuzhinier, as organizim, as kushte. I detyrojnë ushtarët e rinjë të bëjnë punën e kuzhinierit.
@ejupmaqedonci ende je Ministër dhe për një post po bëhësh pjesë e turpit”, ka thënë Musliu.