Insajderi
Lajme

Musliu-Shoshi: Albin Kurti dëshiron të jetë një Hugo Çavez

Insajderi
11 July 2024 - 15:56
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Musliu-Shoshi: Albin Kurti dëshiron të jetë një Hugo Çavez
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Pas miratimit në Kuvend të Ligjit për KPM-në ka reaguar deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi.

Musliu tha se me miratimin e këtij ligji qeveria ka dëshmuar se qëllimi është të vendosen themelet e sistemit autoritar dhe të fundoset demokracia.

“Albini dëshiron të jetë një Hugo Çavez, por në kohë dhe vend të gabuar”.

“Qeveritë me prirje autoritariane, siç është qeverisja e Kurtit, sulmin e parë e drejtojnë kundër institucioneve demokratike. Tentimi është pikërisht vullneti për t’i kufizuar liritë civile të gjithë zërave kritik, e në veçanti MEDIAN”, shkroi ajo në Facebook.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark