Insajderi
Lajme

Musliu-Shoshi: Kurti po e mban peng Kuvendin, përgjegjësia për konstituimin i takon VV-së

Insajderi
19 August 2026 - 20:10
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Musliu-Shoshi: Kurti po e mban peng Kuvendin, përgjegjësia për konstituimin i takon VV-së
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ariana Musliu-Shoshi, ka deklaruar se PDK-ja është për funksionalizimin e institucioneve dhe vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Duke folur në emisionin “FIVE”, Musliu-Shoshi tha se PDK-ja beson në funksionimin e rendit kushtetues dhe se nuk do të qëndrojë pasive në rast se ai cenohet.

“Ne besojmë në shtet demokratik, ne besojmë në funksionimin e rendit kushtetues dhe në momentin që këto cenohen, PDK-ja nuk do të qëndrojë duarkryq, ashtu siç nuk jemi duke qëndruar. Tani përgjegjësinë nuk e ka PDK-ja, e ka LVV-ja”, deklaroi ajo.

Musliu-Shoshi tha se PDK-ja e mbështet formimin e institucioneve, por paralajmëroi se do ta kontestojë legjitimitetin e mënyrës së formimit të tyre nëse, sipas saj, shkelen rregullat kushtetuese.

“Ne jemi për formimin e institucioneve dhe çështja tjetër është legjitimiteti i formimit të këtyre institucioneve. Pastaj kjo është e kontestueshme dhe ne e mbështesim të parën, por ne nuk do të heshtim për të dytën”, tha ajo.

Ajo theksoi se PDK-ja në vazhdimësi ka bërë thirrje për vazhdimin e seancës konstituive, duke nënvizuar se pa konstituimin e Kuvendit nuk mund të ketë përparim institucional.

Duke folur për mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të reja, Musliu-Shoshi tha se PDK-ja ka qenë gjithmonë kundër tyre, por përgjegjësinë për shmangien e tyre, sipas saj, e ka partia që ka fituar zgjedhjet.

“Ne gjithmonë kemi qenë kundër zgjedhjeve, por ne nuk jemi partia që ka fituar zgjedhjet dhe që ka përgjegjësi për ta bërë konstituimin e Kuvendit”, u shpreh ajo.

Musliu-Shoshi kritikoi edhe kryeministrin në detyrë dhe kreun e LVV-së, Albin Kurti, duke deklaruar se ai, sipas saj, nuk po tregon vullnet të mjaftueshëm për funksionimin demokratik të institucioneve.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark