Insajderi
Lajme

Musliu-Shoshi: Pushteti po e fut vendin në puç institucional për interesa partiake

Insajderi
27 April 2026 - 23:36
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Musliu-Shoshi: Pushteti po e fut vendin në puç institucional për interesa partiake
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve të fundit në Kuvend, duke akuzuar Vetëvendosjen për shpërfillje të qëllimshme të rregullave demokratike.

Sipas saj, nxitimi për zgjedhjen e Presidentit po bëhet duke shkelur çdo procedurë ligjore.

Musliu-Shoshi tha se veprimet e sontme po e dëmtojnë rëndë funksionalitetin e shtetit, duke i hapur rrugë një bllokade të re.

”Mosrespektimi i afateve dhe procedurave për zgjedhjen e Presidentit po e fut vendin në një puç institucional, ku interesi partiak vendoset mbi interesin shtetëror. Kosova nuk ka nevojë për bllokadë, por për institucione funksionale dhe respektim të ligjit. Kushtetuta duhet të vlejë për të gjithë, jo vetëm si iu konvenon pushtetarëve”, ka shkruar ajo.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark