Musliu-Shoshi thotë se aplikimi për paratë e librave nuk është i thjeshtë: Marre, mjerim - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Musliu-Shoshi thotë se aplikimi për paratë e librave nuk është i thjeshtë: Marre, mjerim

    Insajderi
    26 August 2023 - 12:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, përmes një postimi në Facebook, tha se aplikimi për subvencionimin e blerjes së teksteve shkollore nga MASHT, siç tha ajo, nuk qenka edhe aq i thjeshtë.

    Ajo tha se kjo qasje e qeverisë tregon se jeta dhe mirëqenia e qytetarit nuk është prioritet.

    “Aplikimi për subvencionimin e blerjes së teksteve shkollore nga MASHT nuk qenka edhe aq i thjeshte. Sidoqoftë është shkelje e të drejtave të caktosh moshën e fëmiut 6-11 vjec që të bëhet suvencionimi nga klasa e 1-5-të. Është zgjedhje e prindit a e dërgon fëmiun në klasë të parë me 5 apo me 7 vjet”, ka shkruar ajo.

    ” Marre, mjerim, fundosje”, kanë qenë shprehjet e Musliu-Shoshit për këtë situatë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark