Insajderi
Lajme

Musliu thumbon Kurtin: Moti ka treguar që s’kupton nga numrat

Insajderi
26 October 2025 - 18:02
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Musliu thumbon Kurtin: Moti ka treguar që s’kupton nga numrat
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, pas dështimit të Albin Kurtit për të formuar Qeverinë sot, ia ka kujtuar atij një huqje të hershme në matematikë, që e pati bërë shtatorin e kaluar përpara nxënësve të shkollës fillore “Ali Hadri”.

Përmes një postimi në Facebook, Musliu shkroi se Kurti “moti ka treguar që s’kupton fort nga numrat”.

Kujtojmë se, edhe pse Kurti kishte kërkuar disa muaj më parë testim për 61 votat, sot arriti të siguronte vetëm 56 vota për.

Pas huqjes në detyrën e matematikës, Kurti ishte shprehur: Më duhet të them që tash jam i gëzuar që nuk isha nxënës në atë çast, sepse nuk do të merrja notë kaluese.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark