Mustafa: 4 Korriku, ndër datat më të rëndësishme në histori – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Mustafa: 4 Korriku, ndër datat më të rëndësishme në histori

    Insajderi
    04 July 2016 - 14:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, me rastin e 4 Korrikut, Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara, ka uruar popullin dhe Qeverinë e ShBA-së.

    Në mesazhin e tij ai ka thënë se “4 Korriku 1776 është një prej datave më të rëndësishme në historinë e njerëzimit, pasi që në këtë ditë u miratua Deklarata e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara”.

    “Që nga ajo kohë, kombi i madh amerikan ndërtoi shtetin më të fuqishëm në botë të bazuar në vlerat më të avancuara humane, duke e bërë atë simbol të lirisë dhe demokracisë globale”, ka thënë Mustafa.

    “Qytetarët dhe Qeveria e Kosovës i janë përjetë mirënjohës ShBA-ve për përkrahjen e ofruar. Kosovarët mbesin populli më proamerikan në botë dhe ne jemi shumë krenar me këtë fakt. Zoti i bekoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës!”, ka shkruar më tej kryeministri Mustafa.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark