×
  • Lajme
  • Lajme

    Mustafa e Veseli urojnë Festën e Pashkëve

    Insajderi
    26 March 2016 - 18:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka uruar besimtarët e krishterë për Festën e Pashkëve.

    Festa e Pashkëve, me vlerat dhe virtytet e panumërta që risjell në mendjet tona, na frymëzon dhe na e forcon besimin dhe optimizmin se e mira do të triumfojë gjithmonë mbi të keqen, dashuria mbi urrejtjen, paqja mbi luftën dhe dhunën shumëformëshe”, thuhet në mesazhin urues të kryeministrit.

    “Festa e Pashkëve sivjet, ka një vlerë dhe përjetim të posaçëm në Kosovë dhe vendet tjera me shqiptarë, sepse në shtator do të përjetojmë nderin dhe kënaqësinë e shenjtërimit të Nënës tonë Terezë, simbolit global të humanizmit, mirësisë dhe dashurisë vetëmohuese për njeriun”, ka shtuar ai.

    Më herët gjatë ditës së shtune, edhe Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, përmes një postimi në Facebook uroi për këtë festë.

    “Festa e Pashkëve sivjet, ka një vlerë dhe përjetim të posaçëm në Kosovë dhe vendet tjera me shqiptarë, sepse në shtator do të përjetojmë nderin dhe kënaqësinë e shenjtërimit të Nënës tonë Terezë, simbolit global të humanizmit, mirësisë dhe dashurisë vetëmohuese për njeriun”, ka thënë ai./Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark