×
  • Lajme
  • Lajme

    Mustafa falënderoi Kerryn për përkrahjen e SHBA-ve për Kosovën

    Insajderi
    24 September 2016 - 16:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Mustafa, gjatë qëndrimit në selinë e Kombeve të Bashkuara në New York, në margjina të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme, zhvilloi një takim të shkurtër me sekretarin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, John  Kerry.

    I shoqëruar nga ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, Mustafa gjatë bisedës e falënderoi sekretarin Kerry për përkrahjen dhe përkushtimin e SHBA-ve për Kosovën si dhe diskutuan për zhvillimet në Kosovë dhe rajon, njofton zyra e kryeministrit Mustafa, raporton Insajderi.

    Gjatë vizitës në New York, kryeministri Isa Mustafa ka zhvilluar takime me drejtues të shumë shteteve anëtare të Kombeve të Bashkuara, duke përfshirë disa shtete që ende nuk e kanë marrë vendimin për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

    Mustafa ka takuar edhe sekretarin e përgjithshëm të Ligës Arabe, Ahmed Aboul Gheit, duke kërkuar mbështetje të mëtejme për njohje të reja dhe anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

    Kryeministri kosovar ka zhvilluar takime të ndara edhe me ministrin e Jashtëm të Sllovakisë, Miroslav Lajcak, me ministrin e Jashtëm të Sulltanatit të Omanit, Yusuf bin Alawi bin Abdullah, me ambasadorin amerikan, Frank Wisner dhe përfaqësues të lartë shtetërorë të disa vendeve anëtare të Kombeve të Bashkuara.

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark