Mustafa: FMN nuk na lejoi më shumë se 38 milionë euro për veteranët – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Mustafa: FMN nuk na lejoi më shumë se 38 milionë euro për veteranët

    Insajderi
    30 December 2016 - 11:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, në seancën ku po diskutohet për projektligjin për buxhetin e veteranëve, ka thënë se Fondi Monetar Ndërkombëtar, nuk është pajtuar të ndahen më shumë  sesa 38 milionë euro për veteranët.

    Mustafa nga foltorja e kuvendit ka treguar se për veteranët e certifikuar faturat mujore arrijnë shumën prej 5 milionë eurove.

    “Duhet ta bëjmë ndryshimin në fund të këtij viti, ose me prit FMN-në, që të vendos të mos jemi në suaza të fondit. Për këtë arsye ka qenë lutja jonë ta përfundojmë këtë që të dalim prej kësaj situate. Kemi paraparë të ndahen 38 milionë euro, pasi që FMN nuk kanë pranuar të ndajnë më shumë”, deklaroi Mustafa.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark