Mustafa fton opozitën për matjen e territorit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Mustafa fton opozitën për matjen e territorit

    Insajderi
    15 July 2016 - 10:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka treguar se dërgimi i marrëveshjes së vijës kufitare me Malin e Zi është shtyrë “që të mos manipulohet me ndjenjat e qytetarëve”.

    Kryeministri gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë  kërkoi edhe një herë nga partitë opozitare, kundërshtueset e demarkacionin,  të tregojë sa është territori i Kosovës.

    “Në qoftë se opozita kërkon, ne mund të bëjmë matje në territorin e Kosovës mbi bazën e vendimit të komisionit shtetëror lidhur me shënjimin e  vijës kufitare me Malin e Zi që të kuptojnë qytetarët se a është humbur apo jo territori”, tha Mustafa.

    Mustafa tha se e mirëpresim organizimin e një tryeze të përbashkët për të diskutuar për këtë çështje./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark