×
  • Lajme
  • Lajme

    Mustafa fton qytetarët t’i bashkohen aksionit për pastrim

    Insajderi
    24 May 2016 - 11:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka ftuar qytetarët e vendit që t’i bashkohen një iniciative që ka filluar sot për pastrimin e mbeturinave.

    “Duke mbajtur ambientin tonë të pastër, krijojmë kushte për jetë më të mirë për fëmijët tanë, rrisim kualitetin e jetës së njerëzve dhe krijojmë një imazh të mirë për vendin. Të kujdesemi së bashku për Kosovën tonë të bukur”, ka shkruar Mustafa në Facebook.

    Një aksion i madh I pastrimit ka filluar sot në orën 10 në 30 komuna të Kosovës.  Aksioni është organizuar nga iniciativa “Ta Pastrojmë Kosovën”.

    Një aksion i tillë tashmë është bërë tradicional./Insajderi.com

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark