×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Mustafa i LDK-së publikon video nga Kuvendi: Çka kanë more, çka është ky siklet

    Insajderi
    02 March 2023 - 11:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Seanca në Kuvendin e Kosovës sot nuk ka qenë shumë e qetë sot. Lidhja Demokratike e Kosovës në krye me kryetarin, Lumir Abdixhiku kanë propozuar mocion procedural që Kurti të raportoj në Kuvend.

    Sipas Abdixhikut këto marrëveshje janë jetike për vendin dhe kësisoj ai kërkoi edhe mbështetjen e grupeve të tjera që Kurti të jetë në Kuvend.

    Kjo kërkesë e Abdixhikut dhe LDK-së nuk i ka pëlqyer shumë deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, kjo pasi të njëjtit kishin penguar fjalimin e të parit të LDK-së duke krijuar zhurmë.

    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa ka publikuar një video në rrjetin e tij social në facebook kaosin e krijuar nga deputetët e VV-së.

    “Çka kanë more, Çka është ky siklet?!”, ka shkruar në përshkrim Mustafa.

    @insajderitv #vetvendosje ♬ original sound – Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark