×
  • Lajme
  • Lajme

    Mustafa i përgjigjet shoqërisë civile: zgjedhje në vitin 2018

    Insajderi
    09 February 2016 - 11:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Dy të parët e Qeverisë së Kosovës, Kryeministri Isa Mustafa dhe zëvendësi i tij Hashim Thaçi, kanë takuar sot përfaqësues të medieve dhe shoqërisë civile, me të cilët kanë diskutuar për krizën politikë nè vend.

    Në fjalimet e tyre para të pranishmëve, Mustafa dhe Thaçi kanë mbrojtur marrëveshjet e arritura me Serbinë dhe Malin e Zi, dhe kanë sqaruar shoqërisë civile marrëveshjet janë në dobi të Kosovës.

    Kryeministri Mustafa ka shfrytëzuar këtë rast që t’i përgjigjet thirrjeve të disa aktivistëve të shoqërisë civile për zgjedhje të jashtëzakonshme, duke thënë se ato do të mbahen në vitin 2018.

    Mustafa ka dhënë garancion se asociacioni i komunave me shumicë serbe do të themelohet duke u bazuar në vendimin e Gjykatës Speciale dhe ka shtuar se “dialogu ka ndihmuar integrimin e pakicave”.

    Ndërsa kur ka folur për demarkacioni, ka thënë se Kosova nuk do të humbë asnjë metër katror “sepse në të kundërtën 80 deputetë nuk do të ishin pro”.

    Lidhur me demarkacionin ka folur edhe Thaçi, i cili ka thënë se për hartimin e vijës kufitare me Malin e Zi janë përdorur hartat e NATO-s.

    Në disa javët e fundit, shoqëria civile ka qenë e ftuar për të dhënë mendimin e vet edhe në takime të tjera me liderë politikë.

    Një gjë të tillë më herët e ka bërë edhe Ramush Haradinaj, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Visar Ymeri, kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje.

    Takimi është duke vazhduar ende dhe Insajder do të sjellë më të rejat e fundit nga kjo ngjarje./Insajderi

     

     

     

     

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark