Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, të premten vizitoi komunën e Graçanicës dhe u takua me kryetarin e kësaj komune Vladeta Kostiq.
Në ndërtesën e komunës e në oborrin e saj gjithnjë valojnë vetëm flamuj të Serbisë dhe askund nuk gjendet flamuri i Kosovës.
Ky simbol i shtetit serb nuk u hoq asnjëherë kur aty shkuan drejtuesit e shtetit të Kosovës në krye me kryeministri kosovar.
Megjithatë, kjo nuk i pengoi atij që të vazhdoi normalisht vizitën e tij në këtë komunë me shumicë serbe, madje Mustafa premtoi investime në Graçanicë. /Insajderi.com