×
  • Lajme
  • Lajme

    Mustafa jep detaje për librin të cilin e ka shkruar me Justina Shiroka Pulën dhe Besnik Krasniqin

    Insajderi
    02 May 2023 - 13:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka folur për librin rreth ekonomisë të cilin e ka shkruar bashkë me profesorët e tjerë të ekonomisë, Justina Shiroka Pula dhe Besnik Krasniqi.

    ”Javën që shkoi, në edicionin e dytë të Panairit Mbarëkombëtar të Librit Akademik, promovuam librin “Ekonomia në hije – trajtim teorik dhe empirik”, autorë: Akademik Isa Mustafa, Akademike Justina Shiroka Pula dhe Anëtar korrespodent i ASHAK, Besnik Krasniqi, të botuar nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës. Recensentë: Akademik Hivzi Islami dhe Prod.dr. Muhamet Mustafa”, thuhet postimin e Mustafës.

    ”Libri trajton një dukuri ekonomike prezentë në të gjitha vendet e botës, por me dimension shqetësues në vendet me shtet ligjor të brishtë, me institucione fragjile dhe ngecje në zhvillim demokratik dhe ekonomik. Vëmendja ndërlidhet me implikimet e kësaj ekonomie në të ardhurat buxhetore të shtetit, në të drejtat e të punësuarve, efekteve negative në konkurrencën në treg, ndikimin në aktivitetin investues“, ka deklaruar Mustafa.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark