Kryeministri Isa Mustafa ka thënë në Ditën Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut se Kosova është model në rajon për mbrojtjen “në praktikë të të drejtave të njeriut.”
Përmes një deklaratë në llogarinë e tij në Facebook, Mustafa ka thënë se qytetarët e Kosovës, si pasoje e okupimit shumëvjeçar, “e dinë më mirë se kushdo tjetër se çfarë do të thotë shkelja e të drejtave të njeriut”.
“Në ditën ndërkombëtare të të drejtave të njeriut shpreh krenarinë që Kosova është model i mirë, por edhe përkushtimin e Qeverisë për avancim të metejmë dhe eliminim të çdo forme të cenimit të të drejtave të njeriut në shtetin tonë”, ka thënë Mustafa.
“Republika e Kosovës është e destinuar të jetë model suksesi dhe prijëse rajonale në këtë fushë dhe shumë aspekte të tjeta ku vijnë në shprehje vlerat më të larta të humanizmit”./Insajderi.com