Insajderi
Lajme

Mustafa: Kurtit do t’i hasë sharra në gozhdë nëse tenton ndërhyrje tjetër në Preshevë

Insajderi
11 June 2024 - 08:21
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Mustafa: Kurtit do t’i hasë sharra në gozhdë nëse tenton ndërhyrje tjetër në Preshevë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Ragmi Mustafa, ka deklaruar se misioni i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, përfundoi ditën e zgjedhjeve në Preshevë.

Sipas tij nëse kryeministri provon të ketë ndërhyrje në ndërtimin e institucioneve shqiptare në Preshevë, atij mund t’i hasë sharra në gozhdë.

“Jo, absolutisht s’do të mund të shtyhet pavarësisht tentativave që mund të vijnë nga Kurti. Në ato raste do t’i hasë sharra në gozhdë, këto mundësi për deklarime për mbështetjen e PVD-së këto mbaruan. Mbaroi misioni i tij. Ndërhyrje të tjera s’mund të ketë në asnjë mënyrë. Shqiptarët në Preshevë do t’i zgjedhin institucionet drejtuese, s’mund të jetë e pranueshme asnjë ndërhyrje e Kurtit në politikën shqiptare dhe ndërtimin e institucioneve shqiptare në Preshevë”, ka deklaruar ai në KTV.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark