Mustafa: Ministrja Bajrami u ngut kur foli për prishjen e koalicionit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Mustafa: Ministrja Bajrami u ngut kur foli për prishjen e koalicionit

    Insajderi
    13 July 2016 - 20:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se ministrja Hykmete Bajrami është ngutur dhe ka folur me emocione kur ka thënë se LDK-ja duhet të tërhiqet nga koalicioni nëse PDK nuk e voton projektligjin për investime strategjike.

    Ai në një intervistë për televizionin publik ka thënë se në qeveri ka përherë ballafaqime mes partnerëve të koalicionit porse nuk duhet të thuhen deklarata të tilla me emocione.

    Të martën, ministrja Bajrami duke folur për mos miratimin e ligjit për investime strategjike, ka deklaruar se në momentin që PDK nuk e mbështet këtë projektligj, kryeministrit dhe askujt tjetër në LDK nuk do t’i konvenonte të qëndrojë në një koalicion që vepron në dëm të vendit./Insajderi.com

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark