Insajderi
Lajme

Mustafa: Mos lsho pe Albin! Sa ma të larta çmimet qaq ma shumë po të votojnë

Insajderi
06 April 2026 - 11:05
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Mustafa: Mos lsho pe Albin! Sa ma të larta çmimet qaq ma shumë po të votojnë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Besian Mustafa ka kritikuar Qeverinë për mosuljen e akcizës dhe TVSh-së për derivatet, ndonëse çmimi i naftës ka arritur rreth 1.85 euro për litër.

Përmes një postimi në Facebook, Mustafa ka krahasuar situatën në Kosovë me atë në Maqedoninë e Veriut.

Ai ka theksuar se në shtetin fqinj janë ndërmarrë masa për lehtësimin e qytetarëve, ndonëse në Kosovë sa më të larta çmimet, aq më shumë sipas tij Qeveria Kurti votohet.

“Maqedonia, ku nafta kushton 1.55 euro, dje ka ulur akcizën për 7 cent ndërsa para dy jave ka ulur TVSh nga 18% në 10%. Qeveria e Kosovës nuk e ka ulur as akcizën as TVSh, anipse çmimi është 1.85+.Mos lsho pe Albin! Sa ma të larta çmimet qaq ma shumë po të votojnë!”, shkroi Mustafa.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark