Mustafa nuk dëshiron të komentojë debatin në raport me Shqipërinë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Mustafa nuk dëshiron të komentojë debatin në raport me Shqipërinë

    Insajderi
    19 October 2016 - 15:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa nuk ka dashur të komentojë lidhur me diskutimet e fundit për raportet mes Kosovës dhe Shqipërisë.  Ai tha se nuk sheh shumë arsyeje për të vazhduar këtë debat, që sipas tij duhet të jenë diskutime normal në mes të dy shteteve.

    Sipas Mustafës janë shumë marrëveshje që janë arritur mes dy vendeve, por ka edhe të atilla që kanë ngecur në zbatim, por thotë se pritet që të bëhet më shumë në këtë drejtim.

    “Unë vlerësoi se ka rezultate shumë të mira sa i përket avancimit dhe bashkëpunimit tonë me Shqipërinë, në të gjitha marrëveshjet po punohet që të zbatohen. Natyrisht që nuk arrijmë në asnjë moment që ne ta kemi një situatë ideale që çdo gjë që është shkruar të zbatohet me kohë”, deklaroi Mustafa për media.

    “Nuk shoh as një arsye që ne tash të krijojmë një ambient të diskutimeve për çështje të cilat në mënyrë shumë normale mund të diskutojmë ne bashkërisht”, tha kryeministri Mustafa. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark