Qeveria e Kosovës ka shqyrtuar sot raportin e komisioni qeveritar për verifikimin e statusit të dëshmorëve, veteranëve dhe invalidëve të luftës.
Ministri për Punë dhe Mirëqenie Sociale, Arban Abrashi ka thënë se në bazë të vendimit të Qeverisë, komisioni qeveritar ka përfunduar punën për verifikimin e veteranëve luftëtarë dhe numri i tyre është 46 mijë e 230.
Ndërsa kryeministri Isa Mustafa tha se numri tejkalon të gjitha parashikimet dhe qëndrueshmërinë buxhetore.