Kryeministri Isa Mustafa, në cilësinë e kreut të LDK’së, ka konsideruar se reforma zgjedhore është e nevojshme në të dy palë zgjedhjet, si në ato qendrore edhe në ato lokale.
Mustafa, në takimin për reformën zgjedhore, të thirrur nga Presidenti Hashim Thaçi, tha se procesi zgjedhor duhet thjeshtësuar për tu pamundësuar edhe parregullsitë.
“Zgjedhjet lokale duhet të mendohen mjafte mirë dhe të shkurtohen procedurat, të trajtojmë se a duhet të shkojmë në balotazh a jo, të trajtojmë çështjet e një zone apo më shumë zona. Edhe njëra, edhe tjetra ka avantazhet dhe disavantazhet. Ndryshimet në këtë aspekt duhet dhe ndryshim i Kushtetutës, ku duhet vullnet i dy të tretave në Kuvendin e Kosovës”, tha Mustafa.