Mustafa thotë se Rugova ishte simbol i unitetit të popullit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Mustafa thotë se Rugova ishte simbol i unitetit të popullit

    Insajderi
    24 May 2016 - 16:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka kujtuar 24 majin e vitit 1992 kur janë mbajtur zgjedhjet e para presidenciale ku është zgjedhur për herë të parë Presidenti i Republikës së Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova.

    Ai ka thënë se Rugova ka qenë simbol i bashkimit të popullit të Kosovës.

    “24 maji është një prej datave që na përkujton arkitektin e shtetit të Kosovës, i cili me vizionin dhe veprën e tij kolosale vuri themelet e shtetësisë së Kosovës. Ibrahim Rugova ishte simbol i unitetit dhe vendosmërisë së paepur të popullit të Kosovës në rrugën drejt lirisë, pavarësisë dhe demokracisë” ka shkruar Mustafa në llogarinë e tij në Facebook.

    Mustafa ka thënë se vepra e Presidentit Historik Rugova vazhdon të jetë edhe sot frymëzim në avancimin e rrugës euroatlantike, në themelimin e miqësisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet e BE-së.

    Ai ka uruar këtë ditë edhe presidentëve që pasuan Presidentin Rugova, Sejdiun, Pacollin, Jahjagën dhe presidentin aktual, Hashim Thaçi. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark