Mustafa shkarkon nga detyra ministrin Ljubomir Mariq - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Mustafa shkarkon nga detyra ministrin Ljubomir Mariq

    Insajderi
    16 December 2016 - 13:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka marr sot vendim për shkarkimin e Ljubomir Mariq nga detyra e Ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal, dhe njëkohësisht emërimin në këtë detyrë të Mirjana Jetviq, e cila deri më tani ka qenë zëvendësministre e Punës dhe Mirëqenies Sociale.

    Shkarkimin e tij e ka njoftuar Zyra e Kryeministrit përmes një komunikate për media.

    Në komunikatë thuhet se këto vendime janë marrë me propozimin dhe në konsultim me përfaqësuesit e Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës.

    Ky është ministri i dytë që vjen nga Lista Serbe që është shkarkuar nga Mustafa. Në fillim të mandatit qeverisës, kryeministri kishte vendosur të shkarkojë ish-ministrin Aleksandar Jabllanoviq.//insajderi.org

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark