Insajderi
Lajme

Mustafa: Ta ratifikojmë demarkacionin pas lajmit të mirë nga PE

Insajderi
07 July 2016 - 14:15
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka mirëpritur aprovimin e rekomandimit për heqjen e vizave për Kosovën nga ana e Komitetit për Politikë të Jashtme të Parlamentit Evropian.

Kryeministri ka thënë se tani Kosova duhet t’i përmbush edhe çështjet e mbetura për siç ka thënë ai, t’i krijojmë mundësi qytetarëve tanë të lëvizin të lirë në vendet e Bashkimit Evropian.

“Të punojmë së bashku që të arrijmë këtë sukses të përbashkët”, ka shkruar Mustafa në llogarinë e tij në Facebook.

Komisioni Evropian i ka paraqitur Kosovës një kusht të fundit për liberalizimin e viza e – ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi.

Por, meqenëse kanë kaluar disa javë që kur Komisioni rekomandoi liberalizimin, partitë opozitare ende nuk e kanë dërguar në Kuvend të Kosovës këtë marrëveshje për ratifikim.  Kjo për shkak të kundërshtimit të partive opozitare por edhe dilemave brenda vetë partive të koalicionit qeverisës./Insajderi.com

 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark